Isa Mustafa reagon ndaj Pal Lekajt: Vërtet, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita

Isa Mustafa reagon ndaj Pal Lekajt: Vërtet, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita

Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili gjatë ditës deklaroi se opozita po tallet me qytetarët duke thënë se do t’a rrëzojnë qeverinë, përderisa nuk i kanë numrat.

Kryetari i LDK-së i është kundërpërgjigjur Lekajt duke thënë se derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion për patentë shoferë, ai e ka gjetur të merret me opozitën.

“Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita”, ka shkruar mes tjerash Mustafa në Facebook.

Sipas, Mustafës ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëpër rrugë. Kreu i LDK-së ka theksuar se Lekaj duhet të ndjej përgjegjësi për rastin e korrupsionit në ministrin që ai udhëheq në vend se të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet.

Nismë e opozitës për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, që njëherësh është edhe ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, e ka vlerësuar si joserioze.

Lekaj ka thënë se opozita po tallet me qytetarët, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, madje theksoi se nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë./Insajderi.com