Isa Mustafa reagon pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, flet për Presidentin

Isa Mustafa reagon pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, flet për Presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i partisë është pajtuar të mërkurën që edhe pozita e Presidentit të Kosovës të jetë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-VV.

Mustafa, në një konferencë për media, ka njoftuar se LDK-ja nuk do të zmbrapset nga kërkesa për pozitën e Presidentit.

“U dakorduam që të gjitha pozitat shtetërore duhet të jenë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë Mustafa. “U do kisha dashur që koalicioni të arrihet para datës 26, në mënyrë që të jetë e suksesshme senaca e konstituimit të Kuvendit”.

Mustafa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet ta pengojë propozimin e LDK-së për Presidentin.

“Shpresojmë që pozita e presidentit nuk do të na bllokoj, sepse është çështje e mirëbesimit. Unë nuk shoh asnjë pengesë që Lëvizja Vetëvendosje ta bllokoj këtë pozitë”, është shprehur ai.

Mustafa ka bërë të ditur se LDK ende nuk e ka emrin për Presidentin. /Insajderi.com