![Isa Mustafa konfirmon se nuk është arritur marrëveshja me LVV-në](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/mus-730x440.jpg)
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të pranojë marrëveshje për koalicion qeverisës me LVV-në, nëse partia e Albin Kurtit pranon ofertën e saj.
“Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe ambasadorët e KUINT-it, sepse ata ishin vetëm për t’u informuar në takim dhe jo për të ndërmjetësuar. U shprehëm se mbesim të hapur nëqoftëse Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë, i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.
“Do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon, i kontribuon luftimit të korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Mustafa.