Isa Mustafa: S’bëjmë marrëveshje pa qenë të barabartë

Isa Mustafa: S’bëjmë marrëveshje pa qenë të barabartë

Kreu i LDK,-së, Isa Mustafa ka thënë se ne nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkë qeverisje nëse kjo marrëveshje nuk shihet si partneritet në mes dy palëve, ku të dy palët do të ndihet të barabarta për aq vota sa kanë marrë nga qytetarët.

“Të sqarojmë edhe një herë se ne nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje në qoftës nuk është marrëveshje e partneritet në të cilën dy palët do të ndjeheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin nga qytetarët e Kosovës”

Tutje, Mustafa ka thënë se pas 26 janarit e presim VV ta sqarojë pozicionin e saj.

“Ofertë e cila ne e kemi trajtuar dhe keni kërkuar që VV pas datës 26 janar të sqaroj pozicionin e saj lidhur me partneritet e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK në këtë partneritet”, tha Mustafa. /Insajderi.com

Lexo edhe: 

LDK e bën publike përgjigjen për VV-në, e kërkon me ngulm kryeparlamentarin