Isa Mustafa shërohet nga Covid-19

Isa Mustafa shërohet nga Covid-19

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shëruar nga virusi Covid-19, njofton Insajderi.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur për portalin Koha.net zyrtarë të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se në testin e kryer sot, kryetari Mustafa, ai ka rezultuar negativ.

Lideri i LDK-së, ishte diagnostifikuar me coronavirus me 10-të korrik, 12-të ditë më parë, ndërsa sipas njoftimeve të familjes së tij ai ka pasur gjendje të mirë shëndetësore.

Ditë më parë, djali i tij Besnik Mustafa, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi të kryetarit të LDK-së gjatë vetëizolimit në shtëpinë e tij, dhe ai dukej në gjendje mjaft stabile e po ashtu, i pasjisur me maskë mbrojtëse. /Insajderi.com