Zhvillime të reja për Qeverinë Hoti

Zhvillime të reja për Qeverinë Hoti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur më objektin e Kuvendit të Kosovës ku do të takohet me kryetarin e Nisma-Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të diskutuar për koalicionin bashkëqeverisës.

Ai fillimisht tha se do të takohet me të propozuarin për kryeministër nga partia e tij, Avdullah Hoti e më pas me liderin socialdemokrat.

“Jemi duke biseduar, unë nuk kam qenë i kyçur drejtpërdrejtë por ka qenë kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Ai është sot këtu dhe me të do të bisedojmë se deri ku kemi mbërrirë, mirëpo negociatat i bënë ekipi në krye me zoti Hotin”, ka thënë Mustafa.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se sot dhe nesër do t’i diskutojnë vetëm formimet e koalicioneve. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar, Arben Gashit, pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe Lista Serbe.

Tutje, deputeti i AKR-së Behgjet Pacolli gjendet jashtë vendit ndërsa është ngritur shumë pluhur rreth përfshirjes së tij në votimin e Qeverisë së re. Pacolli përmes Facebook ka deklaruar se Qeveria e Albin Kurtit po ia pamundëson ardhjen në Kosovë, anipse ka qëndruar disa ditë në karantinë në Zvicër.