Isa Mustafa i takon zv.ministrat e LDK – ju tregon si të veprojnë në qeverinë e Albin Kurtit

Isa Mustafa i takon zv.ministrat e LDK – ju tregon si të veprojnë në qeverinë e Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar zëvendësministrat e partisë së tij të emëruar nga Albin Kurti.

Në takim ka qenë edhe Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i parë.

I njëjti ka treguar se çfarë është biseduar në takim.

“Pesë zëvëndësministrat nga LDK-ja kanë marrë dje detyrën në arsim, financa, drejtësi, kulturë, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashkë me Kryetarin Mustafa për të biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin që do te kemi ne kuadër të Qeverisë se re”, ka shkruar Hoti në profilin e tij, transmeton Insajderi.

“Secili nga ta do të ndihmojnë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është shndërruar në plan pune për të gjitha dikasteret e Qeveris”.

Pese zevendesministrat nga LDK-ja kane marre dje detyren ne arsim, financa, drejtesi, kulture, rini e sport dhe pushtet…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 22. Februar 2020