Isak Skenderi: Antigjipsizmi duhet të luftohet

Isak Skenderi: Antigjipsizmi duhet të luftohet

Drejtori i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi ka folur lidhur me sfidat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Skenderi shtoi se këto komunitete përballen me probleme të ndryshme cilat në bazë e kanë diskriminimin dhe stigmatizimin.

“Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballet me probleme të natyrave të ndryshme, të cilat në bazë e kanë diskriminimin dhe stigmatizimin”, tha ai.

Më tej, Skenderi shoi se organizata të cilën ai drejton, në bashkëpunim me disa organizata të tjera, i kanë dërguar një dokument kryeministrit, Albin Kurti, presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në të cilin kërkohet përmirësimi i gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

“E para çka ne po kërkojmë është që antigjipizmi si fenomen, që ndikon në jetën e njerëzve, të njihet dhe të pranohet. Për ta luftuar problemin ne duhet ta njohim dhe ta kuptojmë si po ndikon ai problem në jetën e njerëzve, nuk mund ta rregullojmë situatën e komuniteteve duke punuar vetëm me komunitetet, kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të punojmë me shoqërinë, me institucionet, me zyrtarë të të gjitha niveleve. Antigjipizmi është aq i thellë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme”, deklaroi Skenderi./Insajderi.com