Ish-ambasadori amerikan krahason grupet pro-Trump me Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-ambasadori amerikan krahason grupet pro-Trump me Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka ngritur paralele në mes grupeve pro-Trump dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Delawie tha se i kujtohet koha kur partia e Albin Kurti gjuante gaz-lotsjellës në Kuvend.

“Politikanët ishin të gatshëm ta sakrifikonin demokracinë për pushtet”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai shtoi se demokracia e Kosovës mbijetoi me ndihmën amerikane.

“Ngjarjet e dhunshme në Kapitol po mi kujtojnë muajt e parë të mi në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë hudhnin gaz lotsjellës në parlament për ta vonuar votimin e ligjeve. Si sot që po ndodh këtu, politikanët ishin të gatshëm ta sakrifikonin demokracinë për pushtet. Me ndihmën tonë, demokracia e Kosovës mbijetoi. Për kohë të gjatë kosovarët kanë pasur aspirata që të bëhen shtet si SHBA-ja. Me ngritjen e protestave të inspiruara nga Trump, sot, a do të na admirojnë ende shtetet e tjera? Ndoshta, meqë kjo përpjekje u mund. Por prapë, pyes veten”, ka shkruar ai. /Insajderi.com