Ish-ambasadori amerikan në Kosovë i kënaqur me interesimin e Biden për Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë i kënaqur me interesimin e Biden për Kosovën

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka mirëpritur interesimin e kandidatit demokrat për president, Joe Biden.

Dokumentin e publikuar “vizioni i Biden për shqiptarët”, Delawie e ka cilësuar si “politikë e ekulibuar bazuar në interesat e SHBA-ve në Ballkan”.

Ky dokument politik ka kuptim të përsosur. I gëzuar të shoh Joe Biden të kthehet në një politikë të ekuilibruar të Kosovës, bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Ballkan”, tha ai.

Në dokumentin e siguruar nga shqiptaro-amerikanët sigurohet çështja e Kosovës që pavarësia e saj është e pakthyeshme. /Insajderi.com