Ish-ambasadori: Pacolli të tregojë se kah po ia mban për Gjykatën Speciale

Ish-ambasadori: Pacolli të tregojë se kah po ia mban për Gjykatën Speciale

Ish-ambasadori kosovar, tani drejtor i KIPRED’it, Lulzim Peci, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se partneri i koalicionit qeverisës, Behgjet Pacolli, duhet të tregojë se kah po ia mban për Gjykatën Speciale.

Peci këto komente i ka bërë kur po pritet që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

“Të vendosur për ta shfuqizuar Specialen, Qeveria thërret mbledhje të jashtëzakonshme. Behgjet Pacolli duhet te vendos sonte se a do te t’ju bashkangjitet “tre musketareve” apo do te ndahet prej tyre. Final countdoën!”, ka thënë Peci.

Për shfuqizimin e këtij ligji, që do të bëhej përmes një ligji të ri të sponsorizuar nga Qeveria, do të duhej shumicë e thjeshtë e votave, pra 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.