Ish-ambasadori Peci: Bulliqi ka mashtruar edhe me Demarkacionin

Ish-ambasadori Peci: Bulliqi ka mashtruar edhe me Demarkacionin

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka akuzuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, se ka mashtruar për demarkacionin me Malin e Zi dhe tani, sipas tij, ai po mundohet të mashtrojë për sulmin fizik që ndodhi në komunën që ai udhëheqë, njofton Insajderi.

“Bulliqit po duket se si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ashtu edhe sulmi fizik ne Podujeve ju kane dukur enderr, dhe jo realitet.

Si ka mashtruar atehere, ashtu eshte duke mashtruar edhe tani, por me nje dallim, tani kane dalur incizimet”, ka shkruar Peci në Facebook.

Shpejtim Bulliqi dje publikisht ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë pasi një qytetar e denoncoi për sulm ndaj tij në QKMF në Podujevë.

Ai ka mohuar dje se ka pasur përleshje fizike me një qytetar në ambulancën e këtij qyteti. Madje, i pari i Podujevës ka reaguar me një shkrim në Facebook duke thënë se të gjitha pretendimet e zyrtarit të komunës për sulm fizik janë të inskenuara dhe të trilluara./Insajderi.com