
Dhomat e Specializuara të Tribunalit të Hagës, tashmë kanë vendosur emrin e Gregory W.Kehoe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni, njofton Insajderi.
Emri i tij tashmë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi që të zëvendësoj avokatin e tij kryesor, David Hooper.
Kehoe do ta zëvendësojë avokatin Hooper, i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore. /Insajderi.com