Ish-avokati i Millosheviqit vritet në Beograd

Ish-avokati i Millosheviqit vritet në Beograd

Avokati serb, Dragoslav Ognjanoviq, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd. Policia është ende në vendin e ngjarjes ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

Ognjanoviq ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq derisa ishte gjithashtu një avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë, si raste të grupeve mafioze në gjykatat serbe dhe malazeze.