Ish-deputeti egjiptian: Do të ankohemi për “orkestrimin e votave” nga Lista Serbe

Ish-deputeti egjiptian: Do të ankohemi për “orkestrimin e votave” nga Lista Serbe

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se do të ankohen në të gjithë mekanizmat e drejtësisë për “orkestrim të votave” nga ana e Listës Serbe në votimet e 14 shkurtit.

Komunitetet pakicë jo-serbe, kanë akuzuar Listën Serbe se ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, për t’ia marrë përfaqësuesit në Kuvend.

“Do tu drejtohemi institucioneve përkatëse në këtë rast PZAP-së, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese. Janë tre mekanizma që ne i pretendojmë, shpresojmë shumë, besojmë fuqishëm se qysh në nivelin e parë në PZAP ne do të marrim konfirmimin zyrtar i cili është në favor të së drejtës dhe të asaj që vërtete konstatohet se ka pasur orkestrim të votave”, ka thënë Berisha për EO.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane tha se do të kërkojnë anulim të votave.

“Ne do të kërkojmë anulim për faktin që votat ekzistojnë sigurisht që PZAP-ja ka të drejtën edhe të vendosë se si ta vlerësojë”, tha Berisha.

Ai tha se nuk do të kërkojnë rinumërim, pasi votat janë të kontestuara nga brenda. /Insajderi.com