Ish-deputeti egjiptian: Romani Iniciativa është produkt i Listës Serbe

Ish-deputeti egjiptian: Romani Iniciativa është produkt i Listës Serbe

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se “Romani Iniciativa” është produkt i Listës Serbe, përcjell Insajderi.

Nëpërmjet një komunikate për media, Berisha tha se e kishte menduar këtë si një fushatë parazgjedhore të Listës Serbe, por pas publikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kuptohet se ka qenë “skenar i Listës Serbe”.

“Vërehet qartë se Subjekti Politik “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe” sepse ky subjekt politik ka marrë një numër të madh të votave në vendbanime ku nuk jeton fare komuniteti rom”, tha ai.

Këto veprime të Listës Serbe ai i cilësoi si jokushtetuese.

Ftoi misionet diplomatike e subjektet politike që të reagojnë.

Pasi sipas tij një praktikë e tillë do të bëhet precedent i rrezikshëm në të ardhmen.

“PLE do të pres deri në rezultatet preliminare dhe pas publikimeve të tyre, do të ndërmerr veprime të tjera procedural sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e PLE-së”, tha ai. /Insajderi.com