Ish deputeti i AAK-së e quan improvizim, nismën e Kurtit për fond nga diaspora

Ish deputeti i AAK-së e quan improvizim, nismën e Kurtit për fond nga diaspora

Qeveria e Kosovës ka hapur një xhirollogari dedikuar mbledhjes së fondeve për tu përballur me pandeminë Covid-19. Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë duke dhuruar mjete financiare që ta luftojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit, shkruan Insajderi.

Por, opozita po e sheh si improvizim nismën e kryeministrit të shkarkuar, Kurti, që të hap një fond për grumbullimin e mjeteve, sidomos nga diaspora.

Ish deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka theksuar se një nismë e tillë do duhej të analizohe mirë, gjë të cilën mund ta bëjë vetëm Kuvendi.

Statusi i plotë i Nitajt:

Nisma e Kurtit per fond nga Diaspora, eshte improvizim. Per me teper nje nisme e tille do te duhej te analizohej e te studiohej, por kete pune mund ta beje vetem Parlamenti.

Kosova sot eshte ne nje gjendje tjeter dhe nuk menaxhohet situata me nisma te tilla.

Ajo qe do te duhej te konsiderohej urgjentisht eshte riplanifikimi i buxhetit. Buxheti ne Kosove eshte miratuar ne nje kohe tjeter dhe pa pasur parasyshe situaten qe, dhunshem, eshte imponuar nga pandemia.

Prandaj sot Paralamenti duhet te ulet dhe ta riplanifikoje buxhetin ne perputhje me nevojat dhe menyren e re te funksionimit te shkaktuar nga pandemia.

Sot gjithcka funksionon ne rrethana te jashtezakonshme dhe prandaj dhe buxheti duhet t’i pershtatet kesaj situate!