Ish-deputeti i AAK-së: Fituesi i zgjedhjeve le ta merr mandatin menjëherë, ose ta pranojë dështimi

Ish-deputeti i AAK-së: Fituesi i zgjedhjeve le ta merr mandatin menjëherë, ose ta pranojë dështimi

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Presidenti duhet t’ia japë mandatin fituesit, i cili obligohet të ndërtojë Qeverinë brenda dy javësh ose të shpallë dështimin.

Përmes një postimi të tij ne Facebook, Nitaj u  shprehet se gjithë interpretimet tjera janë fjalë të kota.

”Paskan dalë këta ekspertët me i shpjegu praktikat e Kushtetutën në rastin e mandatimit të kandidatit për kryeministër. Jo po u dashka partia fituese të bëjë propozim me shkrim, jo po u dashka me u përcaktu për kandidatin, jo po kjo jo po ajo…
Interpretimet e VV-së edhe mund t’i kuptoj se për hall e kanë, po këta telallet nuk po i marr vesh ku e kanë hallin!
Po mos u përpiqni me e zbulu rrotën se e kane zbulu të tjeret para jush.
Ai që ka fitu zgjedhjet duhet ta marrë mandatin menjëherë e pa diskutim dhe ta krijojë qeverinë brenda afatit kushtetues, ose ta pranojë deshtimin! Prandaj janë dhënë dy javë qe ai të provoje marrëveshjen ose dështimin!
Krejt të tjerat janë kopalla!
Kaq e thjeshtë është kjo punë!”, shkruan Nitaj.