Ish-deputeti i LDK-së kritikon Abdixhikun për vendimin e marrë për Osmanin: Ka dy lloje të udhëheqësve – egoistë dhe vizionarë

Ish-deputeti i LDK-së kritikon Abdixhikun për vendimin e marrë për Osmanin: Ka dy lloje të udhëheqësve – egoistë dhe vizionarë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka kritikuar kryetarin e ri të kësaj partie politike, Lumir Abdixhikun, për deklaratën e tij se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për president, njofton Insajderi.

Rugova ka thënë se Abdixhiku para se të mendojë për Osmanin që të bëhet presidente, duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

Këtë deklaratë Rugova e dha me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se në politikë ka dy lloje të udhëheqësve – egoistët që shpërndajnë dictate në kërkim të nënshtrimit, dhe vizionarët e frymëzuesit që udhëheqin nëpërmjet bashkëpunimit.

“Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit. Para se të mendojë për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet. Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!” – ka shkruar Rugova. /Insajderi.com