Ish-deputeti i Nismës e quan VV-në skuadër të adoleshentëve

Ish-deputeti i Nismës e quan VV-në skuadër të adoleshentëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismes, Zafir Berisha, e ka quajtur skuadër adoleshentësh Lëvizjen Vetëvendosje përmes Facebook.

Berisha ka shkruar se besimi i viktimave të trukut të 6 tetorit për “skuadrën” e adoleshentëve, tashmë do t’iu kushtojë atyre dhe shoqërisë.

“Hipokrizia e shpërfaqur ditëve të fundit nga kjo “skuadër”, është një tregues se arma e mashtrimit për të tjerët pa kurfar fakti apo argumenti duke keqpërdor krizën morale në shoqërin tonë, do të bie si bumerang mbi të gjithë pa dallim”, ka shkruar ai.

Zafir Berisha në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 3511 vota që ia pamundësuan sigurimin e ulëses së deputetit./Insajderi.com/