Ish-deputeti i Nismës komenton thirrjet e fundit të Gjykatës Speciale

Ish-deputeti i Nismës komenton thirrjet e fundit të Gjykatës Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha i ka komentuar është thirrjet e fundit të Gjykatës Speciale për luftëtarët e UÇK-së.

Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sot edhe mund të “vajtojmë” për atë që po ndodhë, siç janë duke vepruar disa.

“Thirrjet nga Gj.Speciale për ish luftetarët e UÇK-së më kujton edhe njëher arsyetimet e disa kolegëve kur e votuan këtë gjykatë…Rrahman Morina apo edhe Esad Pashë Toptani po të ishin gjallë do t’i arsyetonin veprimet e tyre, mirpo pasojat e tyre i ka vuajtur populli shqipëtar siç ka filluar t’i vuaj pasojat edhe të votimit të Gj.Speciale!”, ka shkruar Berisha.
Ai gjithashtu e konsideron fatkeqësi që disa nga ata që votuan Gjykatën Speciale janë rizgjedhë përsëri deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Fatkeqësia bëhet edhe me e madhe dhe tragjike kur disa nga ata që votuan gjykatën, pasajot e të cilës do të jen historike, jan rizgjedhë përsëri deputet të Kuvendit të Kosovës.
-Kam përshtypjen se edhe E.P.Toptani për veprimet e veta në atë kohë ka pasur mbështetsit e vet, siç i ka pasur edhe Rr.Morina, kohën kur ka vepruar ky i dyti, një pjes e madhe e jona e kemi të freskët!”, ka thënë Berisha.

Në fund, Berisha ka thënë se po ju kujtoi atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje.

“Veprimi dhe vendimi në kohën e caktuar ka rëndësi të madhe, prandaj duhet pasur kujdes kur je faktor.
-Sot edhe mund të “vajtojm” për atë që po ndodhë, si janë duke vepruar disa, por ju kujtoi atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje!!!
Zafa”, ka përfunduar Berisha.