Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për infektimin e tij e ka bërë të ditur vetë Hoti me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
“Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Ky është statusi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!
Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.
I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.
I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit.
#Bartemaskën #Ruajdistancën… /Insajderi.com