Ish deputeti i shqiptarëve të Maqedonisë Ruzhdi Matoshi aderon në AAK

Ish deputeti i shqiptarëve të Maqedonisë Ruzhdi Matoshi aderon në AAK

Ish deputeti shqiptar i Maqedonisë Veriore, Ruzhdi Matoshi, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj, ka thënë se Matoshi është njeri me integritet dhe me përvojë të madhe.

“Ai ka shërbyer si deputet, për dy mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe një mandat në Këshillin e Evropës. Bashkë me të ndjerin Arbër Xhaferi, për tetë vite ishte lobues i madh për pavarësinë e Kosovës dhe për pozitën e shqiptarëve në Ballkan. Profesor universitar dhe luftëtar i dalluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ai do të jetë vlerë e shtuar në listën tone”.

Përpos Matoshit,  sot në AAK ka aderuar edhe shumë figura nga profile të ndryshme profesionale./Insajderi.com