Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka komentuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve, duke thënë se “Haj medet ku e kanë sjellë partinë e Ibrahim Rugovës”.
Postimi i Rugovës në Facebook, erdhi pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 12.6% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Madje, Rugova tha se edhe ky 12’sh është bashkë me Behgjet Pacollin.
“Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës”, ka shrkuar ai në Facebook. /Insajderi.com
Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!
Posted by Naser Rugova on Thursday, 4 March 2021