Ish-deputeti LDK-së: Me fjalinë “ka vendosur kryesia” janë mbyllur debatet, thuajse jemi parti komuniste

Ish-deputeti LDK-së: Me fjalinë “ka vendosur kryesia” janë mbyllur debatet, thuajse jemi parti komuniste

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka deklaruar se në “LDK nga viti 2014 janë mbyllur debatet me fjalinë; ka vendosur kryesia, thuajse ne jemi parti komuniste”.

Rugova këtë e tha si kundërpërgjigje ndaj kryetarit të partisë më të vjetër në Kosovë, Lumir Abdixhikut, i cili ju ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së ta respektojnë vendimin e kryesisë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të qëndrojnë në sallë kur të votohet Presidenti. Vendimin e kumtoi Abdixhiku.

Më pas reagoi anëtari LDK-së, Naser Rugova, por për të Abdixhiku të martën në një debat televiziv tha se ‘Rugova duhet të kontribojë në LDK, jo të merret me njerëzit e partisë”.

“Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë”, ka shkruar Naser Rugova. /Insajderi.com

 

Përgjigje Lumirit.
Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit…

Posted by Naser Rugova on Wednesday, 31 March 2021