Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka deklaruar se Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti – nuk do të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa votohet Vjosa Osmani për presidente.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të marrin pjesë në votim gjatë kohës sa votohet Presidenti.
Por, ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjitha strukturat brenda LDK-së.
Një nga ta edhe Xhavit Ukaj, deputet që u përfshi në një përballje direkte me Osmanin s sa ishte kryeparlamentare.
Ukaj ia kishte msyrë direkt Vjosa Osmanit, pas një debati aty në Parlament.
“E kam mendimin tim personal që nja 3,4 deputetë nuk do të qëndrojnë në sallë në ditën e votimit. Dihet, opinioni e din. Mendimi im personal dhe t’u i njoftë të gjithë edhe i kom pas kolegë, besoj që Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti nuk do jenë në sallë ditën e votimit”, deklaroi Ukaj për RTV21.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.cm