Ish-deputeti që s’e votoi Specialen: I sollëm vendit dëme

Ish-deputeti që s’e votoi Specialen: I sollëm vendit dëme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Bali Muharremaj, thotë se vendi nukka pasur nevojë për formimin e Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Muharremaj,si njëri nga deputetët të cilët nuk e kishin votuar Specialen, kanë konsideruar se formimi i saj është i dëmshëm për vendin. Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë luftë të drejtë.

“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë kryetari i komunës së Suharekës.

“Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi jonë ka qenë me luftuar për vendin me pas demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”, thotë tutje ai për EO. /Insajderi.com