Ish-deputetit të LDK-së i vdes babai nga COVID-19

Ish-deputetit të LDK-së i vdes babai nga COVID-19

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka njoftuar se babai tij ka ndërruar jetë për shkak të infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Grainca ka thënë se varrimi i babait të tij do të bëhet sot në fshatin Cerrnill të Ferizajt, por se për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.

Kështu ka deklaruar ai me anë të një postimi në Facebook.

“Të nderuar familjarë dhe miq. Ju njoftojmë se si pasojë e pandemisë COVID-19 sot ndërroi jetë babi ynë ing. Ragip Grainca. Varrimi bëhet sot me 01.12.2020 në ora 12:00 në varrezat e fshatit Cerrnill/Ferizaj”, shkruan Grainca. /Insajderi.com