Ish-deputetja e PDK-së e quan presidenten Osmani të sëmurë

Ish-deputetja e PDK-së e quan presidenten Osmani të sëmurë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka quajtur presidenten e vendit, Vjosa Osmani, të sëmurë dhe të pavlerë, përcjell Insajderi

Këto komente ish-deputetja Hatërgjonaj i ka bërë në Facebook në një postim në llogarinë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka kritikuar Osmanin për mos përmendjen e procesit që po zhvillohet në Hagë ndaj ish ushtarëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi në takimin e mbajtur dje (e hënë) me ish-presidentët, Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin e Atifete Jahjagën.

Hadërgjonaj ka kërkuar që qytetarët ta ngrisin zërin kundrejt presidentes.

“Po dua me besua që do të vetëdijesohen të gjithë e të ngrisin zërin kundër kësaj presidente të sëmurë, e me qenë e para, pa kurrfarë merite. Ndoshta një ditë në vend se të protestohet për thëniet e Faik Konicës, protestohet kundër atyre qe nëpërkëmbin vlerat e këtij vendi. Presidenti Hashim Thaçi dhe shokët e tij po sakrifikohen edhe sot për shtetin e Kosovës, mundi e sakrifica e tyre ka me ua thye qafen njerëzve të pavlerë si soji i kësaj, e ata bashkë me shtetin e Kosovës kanë me triumfua”, ka komentuar ajo./Insajderi.com