Ish-drejtori i Telekomit thotë se e ka pasur Koronavirusin

Ish-drejtori i Telekomit thotë se e ka pasur Koronavirusin

Ish-drejtori i Telekomit, Shyqri Haxha, se ai dhe famlija e tij e kanë kaluar virusin Covid-19 në janar. Ai thotë se ky virus kam kohë që po qarkullon dhe se është i njëjtë me një virus që ka qarkulluar vitet e 70-ta.

‘’Ne e kemi kaluar  dhe jemi të gjithë imun ndaj këtij virusi. Ajo që ka rëndësi duke u bazuar në të dhëna shkencore është se kur ka mbërri në Britani të Madhe thuhet se ka mbërri në dhjetor por ky virus ka qenë më herët. E kemi pasë më herët. Gruaja punon në spital dhe ishte ftohur dhe e ka lajmëruar spitalin dhe i kanë thënë se është imun. Të gjithë e kemi kaluar’’, thotë ai.

‘’E kemi pasur në janar dhe nuk e kemi ditur që e kemi pasur. Ka qenë një grip i vështirë, pakëz probleme në frmëmarrje por nuk është dicka e jashtëzakonshme’’, shton ai.

“Duhet të bëhen më shumë testime. Vetëm ashtu e dimë kush e ka kaluar dhe kush mund të punojë”, thotë ai.