Ish-drejtori i PDK-së në Malishevë rrah nxënësin me shuplaka

Ish-drejtori i PDK-së në Malishevë rrah nxënësin me shuplaka

Mevludim Mazreku si profesor në Qendrën e Kompetencës në Malishevë duket se nuk i duron provokimet nga nxënësit e tij.

Kur një nga ta provokon, ai ka një zgjidhje. I rrah me shuplaka. Kjo sjellje e tij vërehet edhe në një video që  e ka siguruar Insajderi, Mazreku shihet teksa rrah me shuplaka një nxënës i cili nuk dihet se “çfarë faji” ka bërë.

Mazreku një anëtar i PDK-së dhe drejtor i departamentit për Rini dhe Sport në qeverisjen e PDK-së në Malishevë që përfundoi në fund të vitit 2013, shihet teksa ushtron dhunë ndaj nxënësit.

Mazreku tashmë profesor në shkollën e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, pasi rrah me shuplaka nxënësin ai e urdhëron atë që të ngrihet edhe njëherë duke e rrahur përsëri./Insajderi.com