Ish-e dashura i hyri në shtëpi dhe e kërcënoi me thikë, burri shqiptar shpëtohet nga policia

Ish-e dashura i hyri në shtëpi dhe e kërcënoi me thikë, burri shqiptar shpëtohet nga policia

Një ngjarje, që mund të kishte rezultuar e rëndë,  ka ndodhur në Lipjan të Kosovës.

Policia e rrethit ka marrë një telefonatë në mesnatë nga një qytetar.

Ai ka kërkuar ndihmë pasi ish-e dashura po e kërcënonte me thikë.

Mësohet se ata ishin ndarë para disa kohësh, por ajo nuk e pranonte dot këtë fakt.

Shtetësja A.SH. kishte hyrë me forcë në banesë e kishte kërcënuar se njëri nga ata do vdiste nëse nuk bashkoheshin sërish bashkë.

Fillimisht ajo ka kërcënuar se do vriste veten, por më pas ka filluar të këcënonte ish-të dashurin më thikë.

Ajo e akuzonte se shkak për ndarjen ishte bërë një femër tjetër.

Fatmirësisht policia ka mbërritur në kohë dhe ka parandaluar ngjarjen.

A.SH. është nënë e një vajze 6-vjeçare.

Pas ngjarjes, e mitura i ka kaluar në kujdestari nënës së A.SH.