Ish-eprori i UÇK-së që ikte nga Gjykata Speciale thotë se u intervistua si dëshmitar

Ish-eprori i UÇK-së që ikte nga Gjykata Speciale thotë se u intervistua si dëshmitar

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur si “Molla e Kuqe”, është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ndonëse refuzoi ftesën e Gjykatës Speciale, madje edhe u largua nga vendi për tu mos u paraqitur në këtë Gjykatë, prapë se prapë, Remzi Shala është intervistuar nga përfaqësuesit e kësaj gjykate.

Këtë e ka konfirmuar, avokati mbrojtës i tij, Natal Bullakaj.

Bullakaj ka thënë se intervistimi i klientit të tij ka zgjatur dy ditë dhe është kryer një ditë para se Gjykata Themelore në Prizren të shpallë aktgjykimin për të për krime lufte.

“Klienti im e ka kryer intervistën në Speciale më 1 dhe 2 korrik. E kemi kryer intervistimin para se me u shpallë aktgjykimi këtu në Kosovë”, ka treguar Bullakaj për lajmi.net.

I pyetur se në çfarë cilësie është intervistuar “Molla e Kuqe”, Bullakaj ka thënë se gjatë procesit të intervistimit më shumë është dukur si dëshmitar.

“Nuk ka pasur diçka konkrete ka qenë si i dyshimtë, por më shumë më është dukur si dëshmitar. Nuk ka pasur asnjë vijë që e ngarkon. Kam kërkuar edhe bazën e dyshimit, por s’ka pasur diçka konkrete”, u shpreh ai.

Theksojmë, se Remzi Shala kishte ikur nga Kosova vitin e kaluar kështu duke refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale që të paraqitej në muajin janar të këtij viti