Ish-gazetarja pranon se i ndihmon njerëzve të shkruajnë kundër Albin Kurtit

Ish-gazetarja pranon se i ndihmon njerëzve të shkruajnë kundër Albin Kurtit

Ish-kryeredaktorja e gazetës Zëri, Arbaana Xharra e cila në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit iu bashkua Kadri Veselit si lider i ri i PDK-së u bë temë e medieve dje pasi zëdhënësi i partisë Vetëvendosje, ia publikoi disa mesazhe të saja me një qytetar.

Arbana Xharra, një kritikuese e madhe e PDK-së të cilën e quajti “parti të krimit” iu bashkua kësaj partie por mori shumë kritika nga publiku, u përfshi përsëri në një skandal, kur zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, ia publikoi disa mesazhe, bashkëbisedim në “Messenger” të Facebook-ut me një qytetar ku Xharra i shkruan një “letër zhgënjimi nga Albin Kurti”, ish-lider i VV-së, kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Arbana Xharra ka urrejtje të pashpjegueshme për VV'në. Ajo është në gjendje të bëjë çdo gjë kundër nesh. Më poshtë mund…

Posted by Shkodran Hoti on Tuesday, 25 July 2017

Në bazë të këtyre mesazheve të publikuara, Xhara i shkruan qytetarit një letër nëpërmjet së cilës atakohet Kurti nga këndvështrimi i një qytetari që më vonë doli të jetë shtirur si “i zhgënjyer”.

E Xharra ka reaguar një ditë pas këtij publikimi. E ka pranuar se biseda ka qenë e vërtetë por akuzuar VV-në se po sillet si “shërbimi sekret rus”.

https://www.facebook.com/axharra/posts/10210974942664443?pnref=story

Ka reaguar më pas edhe zëdhënësi i VV-së.

Arbana Xharra paska reaguar për mesazhet që ia kam publikuar dhe më paska krahasuar me KGB'në ruse. Si duket, zonja që…

Posted by Shkodran Hoti on Wednesday, 26 July 2017