
Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka akuzuar Bashkimin Evropian se nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, njofton Insajderi.
Simmons këto akuza i bëri teksa ka shpërndarë një postim të korrespodentes nga Brukseli, Xheraqina Tuhina në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.
Ai këtë organizatë e ka quajtur “organizatë politike” që ka formuar një Gjykatë në Hagë, e cila qëllim të vetëm, sipas tij, e ka ndjekjen penale të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ky do të jetë një takim interesant, i organizuar nga një organizatë politike që jo vetëm nuk e njeh Kosovën por gjithashtu themeloi një gjykatë në Hagë që, siç duket, u krijua për qëllimin e vetëm të ndjekjes penale të ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Simmons në Twitter. /Insajderi.com
This will be an interesting meeting, hosted by a political organisation that not only does not recognise Kosovo but also established a court in The Hague that, it appears, was created for the sole purpose of prosecuting former KLA soldiers @MiroslavLajcak @albinkurti https://t.co/SLZFQoMdbJ
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) April 21, 2021