Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Judge Malcolm Simmons, ka reaguar pasi emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten në një postim njoftues për bisedën që kishte me, Besnik Bislimin, aktualisht zv/kryeministër, nuk e përmendi Kosovën, njofton Insajderi.
Ai tha se kjo ndodhi për arsye se BE-ja nuk e njeh Kosovën.
“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej “Republikës së Kosovës” dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar Simmons në Twitter.
Ndërsa, postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile dhe ish diplomatë të Kosovës, të cilët thanë se Lajçak vazhdon të jetë jo neutral sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. /Insajderi.com