Ish-kandidati i AAK-së për Prishtinën pajtohet me vendimin e partisë

Ish-kandidati i AAK-së për Prishtinën pajtohet me vendimin e partisë

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur i kënaqur me vendimin e partisë së tij, për ta kandiduar Arbër Vllahiun për kryetar të kryeqytetit.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lëvduar kandidatin e partisë për kryetari të Prishtinës.

“Miku im, Arbër Vllahiu sot ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017. Definitivisht, Arbëri është jo vetëm kandidat shumë serioz por ai është edhe person shumë kompetent me një përvojë të gjatë në jetën publike në vend”, ka shkruar Tahiri.