Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i cili ka formuar iniciativën ‘Vizioni për Drenasin’ i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetë Drenori ka konfirmuar se është arritur marrëveshja dhe se do të jetë kandidat për deputetë në listën e Vetëvendosjes.

“Ne kemi finalizuar marrëveshjen, edhe pse jemi lëvizje e nivelit lokal kemi bashkuar forcat dhe unë do të jem në listën e kandidatëve’, ka thënë Drenori për Periskopin

Lëvizja Vetëvendosje duket se do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi nuk ka bërë asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt politikë për koalicion parazgjedhor.

Xhavit Drenori në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune ne Drenas si kandidatë i pavarur kishte marr 12 përqind duke u renditur i treti në këto zgjedhje pas, Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Isa Xhemajlaj të Nismës për Kosovën./Insajderi.com