Ish-kandidati për president të Kosovës tani synon ta udhëheqë Klinën

Ish-kandidati për president të Kosovës tani synon ta udhëheqë Klinën

Seremb Gjergji, që disa vite më parë kishte shpallur kandidaturën për t’u bërë president i Kosovës, tani synon që të drejtojë Komunën e Klinës.

Ai është njëri prej dy kandidatëve të Partisë Socialdemokrate për zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo parti ka vendosur që përveç në Klinë, të garojë edhe në Prizren, me kandidaten Shqipë Kastrati.

“Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm. Në këtë takim u emërua shtabi zgjedhor prej tetë anëtaresh. Sipas informatave nga degët, PSD do të garojë në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna tjera për këshilltarë komunalë”, ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate për media.

“Kandidate e PSD për kryetar komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të komunës së Klinës do të kandidohet z. Seremb Gjergji”.