Ish-këshilltari i Isa Mustafës emërohet zv/guvernator i BQK-së

Ish-këshilltari i Isa Mustafës emërohet zv/guvernator i BQK-së

Sokol Havolli është emëruar sot zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, BQK ka miratuar sot vendime, gjithashtu ka emëruar zëvendësguvernatorin e vet.

BQK ka miratuar, Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare; Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe Emërimin e z. Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Sokol Havolli më parë ishte pjesë e kabinetit të Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.