Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po mundohet të gjejë shpëtim tek ish-presidenti

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po mundohet të gjejë shpëtim tek ish-presidenti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po mundohet të gjejë shpëtim tek ish-presidenti Hashim Thaçi, të cilin thellësisht e adhuron, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar Adil Behramaj, ish-këshilltari i Thaçit, i cili tha se Kurti politikisht frikësohet edhe prej hijes së tij.

“Albin Kurti më nuk mund as të viktimizohet apo të ndërtojë skenarë të rrëzimit me protagonist Hashim Thaçin, sa herë që përballet me frikën e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes politike. Sot po përballet me pasojat e veprimeve ekstremiste të tij. Por, nesër, përballja me dështimet e tij do të jetë edhe më e rëndë. Me zhurmën demagogjike më nuk do të mund as të arsyetohet. Deri atëherë, sigurisht që kthehet edhe Hashim Thaçi dhe mund t’i japë sërish oksigjen politik.

Kuptohet, oksigjen politik për të jetuar si opozitar i përjetshëm, ku e gjen veten më së miri, duke vazhduar t’i sillet atij nëpër këmbë”, ka shkruar Behramaj ndër të tjera në Facebook./Insajderi.com