Ish këshilltari i Regan: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Në një artikull të botuar të hënën, në revistën e njohur amerikane “Forbes”, ish asistenti special i presidentit Ronald Regan, Doug Bandow, thuhet se Kosova është kthyer në një “shtet gangsterësh”, rreth 18 vite pas intervenimit të NATO-s.

Ish këshilltari i Regan: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Për njeriun më të afërm të presidentit të 40-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1981-1989, aktorit dhe politikanit republikan Ronald Regan, kandidatja demokratike për presidente të 45-të, nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, është një zgjedhje e keqe.

Tash një nga drejtuesit e Institutit për politika publike të SHBA-së “Cato”, Doug Bandow, në një analizë të gjatë të botuar në “Forbes” është fokusuar tek luftërat e dekadës së fundit që kanë intervenuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë, e në të cilat ka pasur ndikim të fuqishëm edhe Hillary Clinton.

“Hillary Clinton kurrë nuk doli kundër një lufte, në të cilën amerikanët duhej të merrnin pjesë”, është titulli i shkrimit të “Forbes”, sipas të cilit, Clinton ka kërkuar të intervenojë në secilën luftë që ka pasur mundësi, raporton Gazeta Online Insajderi.

wannabe

Për ish-këshilltarin e Regan, Clinton ishte shtysë e madhe për intervenimet në Bosnjë e Kosovë, gjatë kohës sa ajo ishte Zonja e Parë e Shtetit.

“Siç e ka theksuar edhe kolegu im nga Instituti Cato, Christopher Preble, ‘Hillary Clinton mbështeti secilën nga shtatë luftërat e fundit që Ushtria e Shteteve Të Bashkuara ka intervenuar në botë, plus në dy të tjera në të cilat jemi ende duke luftuar’”, shkruan ai në Forbes.

“Për shembull, si Zonjë e parë ajo ishte shtysë për intervenimet në Ballkan – duke sulmuar serbët e Bosnjës e më pas edhe Serbinë. Ajo ishte një avokate entuziaste e luftës, duke shpjeguar: ‘Unë e urdhërova atë [burrin e saj] që të bombardojë’”.

shkruh

Bandow shkruan për stabilitetin e munguar në dy shtetet ballkanike që ka intervenuar SHBA-ja dhe NATO, duke e cilësuar Kosovën si “shtet gangsterësh” dhe Bosnjën si një “shtet të ndarë”.

“Kosova është kthyer në një shtet gangster, i cili sipas New York Times, është ‘vatër e terrorizmit islamik’”, shkruan Bandow, teksa i referohet edhe tekstit të publikuar rreth katër muaj më parë nga gazeta amerikane New York Times, rreth rritjes së terrorizmit islamik në Kosovë.

Në shkrimin e revistës amerikane Forbes, më tej shpjegohet se si Clinton ka marrë të njëjtën pozitë edhe gjatë bombardimeve në Irak.

Clinton është kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të zhvillohen në muajin nëntor. /Insajderi.com