Ish-këshilltari Thaçit: Kurti t’i largojë grafitet “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE”

Ish-këshilltari Thaçit: Kurti t’i largojë grafitet “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE”

Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të marrë iniciativën për fshirjen e grafiteve “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas takimit që Kurti kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Më shumë kanë rezistuar ngjyrat e grafitit “Jo Negociata, Vetëvendosje!”, se parimet e Albin Kurtit. Sikur të merrte iniciativë dhe t’i fshinte gjithandej ku kanë mbetur, bile do t’ia shihnin hairin pak qytetarët”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat, por një tjetër është planifikuar për në korrik. /Insajderi.com