Ish-Krerët e UÇK-së sot para Gjykatës Speciale

Ish-Krerët e UÇK-së sot para Gjykatës Speciale

Të mërkurën nga ora 11:00 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dalin para gjykatëseve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kjo konferencë është për të ecurinë e çështjes ndaj të dyshuarve mbi të cilët ngarkohen akuza për “krime kundër njerëzimit”.

Pritet të diskutohet edhe për një datë të mundshme për nisjen e gjyqit.

Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt dhe Sali Mustafa, gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit të shkuar /Insajderi.com