![Ish-krerët e UÇK-së sot para Speciales](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/jakup-krasniqi-hashim-thaci-kadri-veseli-rexhep-selimi-1-730x440.jpg)
Dhomat e Specializuara të Kosovës do të mbajnë sot konferencën e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, njofton Insajderi.com.
Thaçi dhe të tjerët do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë të martën nga ora 14:30.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja.
Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj.
Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së. /Insajderi.com