Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është nisur mbrëmë për në Turqi, ku do të vazhdojë fazën e rehabilitimit mjekësorë, në mungesë të institucioni të specializuar në Kosovë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, Qendra Klinike Universitare e Prishtinës përmes një njoftimi.
“Institucionet e Republikës se Kosovës,përkrahur nga Ambasada Turke në Kosovë dhe shteti turk, pas rekomandimit të konsiliumit, ka udhëhequr të gjitha procedurat ligjore në fuqi. Z. Rexhepi është nisur për Turqi, ku pritet të vazhdojë me fazën e rehabilitimit mjekësor, në mungesë të një institucioni të specializuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi në bazë të takimeve të vazhdueshme që janë mbajtur për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, është konstatuar se atij i nevojitet faza e rehabilitimit në një institucion jashtë vendit./Insajderi.com