Ish-kryeministri reagon për vrasjen e shqiptarit në Francë: Interes zero nga institucionet

Ish-kryeministri reagon për vrasjen e shqiptarit në Francë: Interes zero nga institucionet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar edhe njëherë ashpër krimin monstruoz, që i mori jetën 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa ju ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve franceze që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë para drejtësisë autorët.

Ndërkohë ai ka dënuar edhe institucionet shqiptare, të cilat akoma nuk kanë reaguar rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Postimi i plotë i Berishës:

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, një krim i shëmtuar!

Të dashur miq, prej disa ditësh kemi ndjekur live në mediat sociale, kronikën e vdekjes së paralajmëruar nga torturat e ushtruara në burgun e Marsejës të të riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramën e tij njerëzore e ben edhe më të madhe e tronditëse mungesa e transparencës ndaj kësaj tragjedie njerëzore dhe në veçanti indiferenca dhe braktisja totale e të ndjerit në luftën e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci të ishte banor i një vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, përsëris thirrjen time drejtuar edhe ditë me pare autoriteteve franceze të zbatimit të ligjit, të hetojnë me transparencë dhe të vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit të shëmtuar, që i moren jetën me dhunën e tyre shtazore ne institucionet shtetërore të vuajtjes së dënimit, të riut Florenc Beqiri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur të mos ishte një i ri shqiptar, të autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, që nuk meritonte kurrë atë që pësoi! sb