Ish-kryeshefit i bllokohet xhirollogaria, punëtorët furnizohen jashtëligjshëm me derivate

Punëtorët e “Trafikut Urban” po mbushin autobusët me derivate duke paguar kesh në një pompë benzine. Këtë po e bëjnë për shkak se nuk e pranojnë drejtorin e ri. E drejtorit të shkarkuar i është bllokuar xhirollogaria. Kjo për Bordin është e jashtëligjshme ndërsa punëtorët paraljmërojnë grevë.

Ish-kryeshefit i bllokohet xhirollogaria, punëtorët furnizohen jashtëligjshëm me derivate

Bllokimi i xhirollogarisë së ish-kryeshefit të “Trafikut Urban” Halil Mustafës, ka bërë që punëtorët e kësaj ndërmarrje të paralajmërojnë grevë për sot, por kjo grevë është shtyrë për 10 ditë pasi që autobusët po furnizohen me karburant nga të hyrat ditore. Një gjë të tillë Bordi i kësaj ndërmarrje po e quan të jashtëligjshme, ndërsa për këtë sjellje të punëtorëve akuzojnë kryeshefin e shkarkuar.

Greva dy orësh nga punëtorët e “Trafikut Urban” e bërë dje për bllokimin e xhirollogarisë bankare të ish- kryeshefit të kësaj ndërmarrje Halil Mustafës ishte vetëm një paralajmërim për një grevë të ditës së sotme por që kjo grevë e paralajmëruar për sot është shtyer përsëri, kësaj radhe për 10 ditë.

Punëtorët e Trafikut Urbanë kanë gjetur një mënyrë tjetër të furnizimit me derivate pas bllokimit të xhirollogarisë bankarë të shefit të shkarkuar të kësaj ndërmarrje Halil Mustafa.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të pavarur të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi, ka thënë për Insajderin se është shtyre greva për 10 ditë pasi që është gjetur mes punëtorëve një zgjidhje për të furnizuar me derivate siç e ka quajtur ai vetëfinancim.

“Trafikut Urban” vazhdon të kërkoj të drejtën e tyre mos të cenohet e drejta elementare e tyre por sipas të gjitha gjasave është arritur një mbështetje nga Komuna e Prishtinës. Është prolonguar që deri në fund të muajit të mos hyhet në grevë. I kemi gjetur të hyrat tjera një lloj vetë financimi për karburant kështu që e kemi të siguruar për 10 ditë karburanti por nuk është në pyetje derivatet por xhirollogaria bankare”, ka thënë Gashi

Por, në anën tjetër anëtari i bordi i “Trafikut Urban” Bashkim Ibrahimin ka treguar se furnizimi i tyre me derivate është duke u bërë i jashtëligjshëm nga qarkullimi ditore me para kesh.

“Ata janë  duke u furnizuar me derivate me mjete kesh te pompa “Patroni” në Fushë Kosovë me mjete kesh që është shkelje ligjore sepse ndërmarrja e posedon rezervarin për derivate dhe ka kontrate me pagesë përmes bankës kjo pagës kesh ekziston mundësia e keqpërdorimit të medieve sepse ligji nuk e lejon atë siç na kemi informacione”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se krejt kjo qasje dhe greve është e organizuar nga ish-kryeshefi Halil Mustafa.

Vendimi i bordit të “Trafikut Urban” për shkarkimin e Halil Mustafës nuk është përkrahur nga autoritetet komunale të Prishtinës. Shpend Ahmeti, kryetar e Dardan Sejdiu, nënkryetar e patën quajtur politik vendimin e këtij bordi për shkarkimin e Halil Mustafës nga posti i kryeshefit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Si ushtrues detyre është caktuar Hafir Hamiti, i cili sipas bordit në fillim ka pranuar detyrën ndërsa më pastaj ka refuzuar atë.

Linja 4 e “Trafikut Urban” dje gjatë ditës së djeshme për dy orë nuk ka funksionuar fare për shkak të grevës së punëtorëve./Insajderi.com