Shpirtrat e shitur

Ish-kryetari i Gjilanit e quan Lumezin me shokë “rrjet të kriminalizuar”

Qemajl Mustafa në Facebook: Gjyqi i fundit në vazhdën e konsolidimit të shtetit do të bëhet për ta.

Ish-kryetari i Gjilanit e quan Lumezin me shokë “rrjet të kriminalizuar”

Për ish-kryetarin e Komunës së Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafën, njerëz si kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi dhe kolegët e tij të afërt, janë “shpirtra të shitur”.

“Gjyqi i fundit në vazhdën e konsolidimit të shtetit do të bëhet për ta”, ka shkruar Mustafa në një koment në Facebook, kur gazetari Milaim Zeka ka postuar një lajm se si, sipas tij, Lumezi i ka montuar një aktakuzë për “fotografim dhe incizime të paautorizuara”.

Zeka e ka quajtur Lumezin “kriminel të nëntokës” dhe në këtë status të Zekës, Mustafa ka shkruar, pos tjerash, se “ky soj i njerëzve në sistemin e drejtësisë e ka mbajtur peng vendosjen e rendit e të ligjit në shoqërinë tonë”.

Mustafa, është pajtuar me Zekën se “ata i takojnë një rrjeti kriminal që njerëzve të ndershëm e punëtorë e që nuk dorëzohen, u bëjnë hetime të pabazuara”.

“U bëjnë aktakuza dhe i mbajnë peng me vite e me decenie”.

Ndërsa Zeka përveç se “kriminel” e ka quajtur Lumezin “panjeri”, duke shtuar se ai “u bë kryeprokuror në momentin që Thaçi e dinte se ai nuk kishte të mbaruar provimin e jurispodencës”.

Madje Zeka ka shkuar më tej, duke e akuzuar Lumezin edhe për përfshirjen në vrasjen e një njeriu.

“Njeri i akuzuar nga prokurori finlandez se ka paguar mbi 200 mijë euro për ta vrarë një prokuror nga Prizreni (Nazmi Mustafin)”./Insajderi.com