Ish-kryetari i PDK-së zbulon se si kjo parti u vu në shërbim të Lutfi Hazirit

Ish-kryetari i PDK-së zbulon se si kjo parti u vu në shërbim të Lutfi Hazirit

Qemajl Mustafa që tash është në pushim edhe nga detyra si kryetar i PDK-së në Gjilan, pas një vendimi të kreut të kësaj partie, Kadri Veselit, për t’i larguar njerëzit me aktakuza ka folur për InDoks se si dega e kësaj partie në Gjilan për një kohë i ishte dhënë me qira LDK-së për ta bërë kryetar Lutfi Hazirin.

“ Antarësia e PDK-së e ka nda mendjen se mbas një përvojë shumë të hidhur 5-6 vite , disa degë i kanë bë hile gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, shumë kush është bashku i kanë ndihmu Lutës  edhe segmentet e PDK-së . Ardhja e Lutës ishte ‘tragjike’  ja vazhduan edhe një mandat nuk kishte konkurrent, nuk kishte kundërkandidat në vitin 2017 dhe Luta me lehtësi e fitoj edhe një mandat”, ka thënë ish-kryetari i Gjilanit.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.